Kërkohet paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”

Kërkohet paraburgim për bashkëpronarët e “Prishtina Jet”

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se është  kërkuar caktimi i paraburgimit për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, të parapara sipas KPRK-së.


“Prishtinë, 5 gusht 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e paraburgimit në gjykatën kompetente për të pandehurit M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”, të parapara sipas KPRK-së. Sipas kërkesës, të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme i kanë vu në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, tani të dëmtuar, ku përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet”, u kanë shitur të dëmtuarve bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit për në Kosovë, duke ju ofruar oferta për blerje të biletave fiktive me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime kanë qenë fiktive dhe si të tilla nuk janë realizuar përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit, çka me këtë përpos dëmeve të mëdha financiare, të dëmtuarve dhe familjarëve të tyre u kanë shkaktuar edhe maltretime psiqike duke i braktisur dhe lënë nëpër aeroporte të ndryshme të perëndimit pa i realizuar fluturimet e premtuara rrejshëm nga të pandehurit. Me këtë, të pandehurit në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga nenin 323 të KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri M.K., në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist të lartcekur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që i njëjti nuk i ka deklaruar saktë të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij te organet kompetente, respektivisht te ATK-ja”, thuhet në komunikatën e prokurorisë themelore në Prishtinë.

Lexo edhe

Video