Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kërkohet paraburgim ndaj personit për bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16-vjeç

Kërkohet paraburgim ndaj personit për bashkësi jashtëmartesore nën moshën 16-vjeç

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç.


Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 19 korrik 2020, në komunën e Vitisë, i pandehuri, edhe pse ishte në dijeni se e mitura është nën 16-vjeç, me dashje ka krijuar bashkësi jashtëmartesore me të, me ç’rast e mitura tani është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, për shkak të problemeve me shtatzëni.

Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.

Lexo edhe

Video

error: