Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për lëndim trupor ndaj pronarit të një barnatoreje në Prishtinë

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për lëndim trupor ndaj pronarit të një barnatoreje në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve V.C. dhe A.C., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 maj 2022, rreth orës 02:20, para barnatores “Rexall”, në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, derisa i dëmtuari D.A., ka qenë duke e mbyllur barnatoren e lartcekur, të pandehurit V.C. dhe A.C., me dashje dhe në bashkëkryerje e kanë sulmuar me mjete të forta (shufra) të dëmtuarin, me të cilat veprime i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Po ashtu, ju njoftojmë se pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim me policinë, të pandehurit e lartcekur, më 27 maj 2022, janë ndaluar me aktvendim mbi ndalim për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”, nga neni 186 të KPRK-s”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video