Kërkohet paraburgim ndaj dy personave në Agjencinë e Prokurimit, dyshohen për ryshfet

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave në Agjencinë e Prokurimit, dyshohen për ryshfet

Prokurorët nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion kanë paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet M.R., dhe E.R., në drejtim të veprave penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Ndihmë në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit”.


Sipas një komunikate të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen penale të marrjes së ryshfetit, prokurori i rastit ka ndërmarrë një mori veprimesh hetimore, duke lëshuar urdhëresë për zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, si dhe në bazë të simulimit të veprës penale, i cili është kryer me dhënien e mjeteve monetare personit me inicialet M.R., (drejtor në Agjencinë Qendrore të Prokurimit), ka rezultuar deri te arrestimi i tij në flagrancë, e po ashtu, me aktvendim të prokurorit të kësaj çështje është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh edhe personi me inicialet E.R., për shkak se i njëjti dyshohet t’i ketë ndihmuar të lartcekurit në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.

Video

error: