Kërkohet drejtësi për aksidentet në Kosovë

Me instilacionin një biçikletë e aksidentuar kanë përfunduar aktivitetet për nder të Ditës Botërore të Përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, ku edhe iu është bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorisë, që të hetojnë aksidentet dhe të zbardhen shkaktarët dhe kontribuuesit e aksidenteve në trafikun rrugor.

Gjatë tërë javës duke filluar nga dita e hënë e deri më sot, Ministrinë e Infrastrukturës, Policinë e Kosovës, Byronë kosovare bëmë linçimin e fushatës, “Drejtësia për aksidentet në Kosovë”.

Ideatori i kësaj fushate, Muhamed Krasniqi, tha se nga e hëna kanë filluar këtë fushatë, ndërsa sot i bëjnë thirrje Ministrisë së Drejtësisë dhe gjitha institucioneve gjyqësore që të hetohen dhe të zbardhen aksidentet ku janë të përfshirë personat që ngasin biçikleta, në mënyrë që të fitohen sa më shumë informacione për shkaktarët e këtyre aksidenteve.

“Sot kemi zhvilluar një instilacion një biçikletë të aksidentuar për t’iu bërë thirrje institucioneve tona, Ministrisë së Drejtësisë në këtë vit për shkak se kjo është një thirrje globale që iu drejtohet institucioneve të drejtësisë, gjykata prokurorisë në hetimin e aksidenteve dhe zbardhjen e shkaktimit të aksidenteve nga cilët shkaktarë dhe nga cilët kontribues ndodhin aksidente në trafikun rrugor. Janë 2.200 të vdekur në shkallë evropianë për çdo vit që humbin jetën çiklistë që humbin jetën nga aksidentet në trafik rrugor dhe janë rreth mbi 5 mijë të vdekur në vit nga aksidentet në trafikun rrugor. Janë kategori të formave alternative që janë të prekura jashtëzakonisht aksidentet në trafikun rrugor. Do t’i bëjmë thirrje Ministrisë së Drejtësisë se si do ta zbardhte një aksident të tillë deri në fund në mënyrë që i aksidentuari, viktima apo familjari i tyre të marrë informacion e duhur se si ka ardhur deri në aksidentin e trafikut rrugor”, tha ai.

Nezir Gashi, drejtor i Këshillit Kordinues për Siguri ne rruge nga MAPHI, tha se pjesëmarrësit e trafikut të kenë pajisjet adekuatë për stinën e dimrit. Gashi theksoi drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes dhe t’i përmbahen rregullave të komunikacionit.


“Meqenëse jemi në stinën e dimrit nga këtu bëjë thirrje të gjithëve pjesëmarrësit në komunikacion të kenë pajisje adekuatë dhe të kenë kujdes. Bashkërisht dua që të solidarizohemi me familjen e viktimave të cilët kanë humbur jetën gjatë këtij viti, është jo vetëm humbje për familjet e tyre por edhe për vendin kështu që bëjë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes në komunikacion sidomos në tejkalimin e shpejtësisë, vendosjen e rripit të sigurisë në përdorimin e telefonit dhe pajisjeve të cilat janë të domosdoshme gjatë kësaj sezone”, u shpreh ai.

Nga Policia e Kosovës, drejtori i divizionit për siguri rrugore, Jeton Rexhepi, tha se ky institucion gjithmonë gjendet në përkrahje të iniciativave të tilla që kanë për qëllim ndërgjegjësimin që të ketë sa më pak aksidente rrugore. Rexhepi gjithashtu përmendi se këtë vit ka më pak aksidente rrugore, krahasuar me vitet e kaluara.

“Policia e Kosovës si çdoherë ka përkrahur dhe mbështetur në forma të ndryshme qoftë me prezencën policore qoftë me pjesëmarrje në tryeza që është diskutuar siguria në trafikun rrugor dhe aktivitetin e fundit që jemi këtu së bashku me qëllim të ndërgjegjësojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe në të njëjtin kohë të kërkojmë nga të gjithë që të respektojmë rregullat e trafikut rrugor dhe shenjat, me qëllim që të kem sa më pak aksidente dhe në veçanti aksidente me fatalitet. Këtë vit po e shënjojmë më numër më të vogël të trafikut rrugor se sa në vitin e kaluar.. Personat që kanë humbur jetën në Kosovë kanë qenë 42 shofer prej tyre 4 kanë qenë motoçiklistë dhe 4 biçiklistët dhe dy shoferë ngasës të mjeteve të punës. 22 pjesëmarrës të trafikut kanë qenë pasagjer dhe 24 pjesëmarrës të tjerë kanë qenë këmbësor”, foli ai.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, theksoi se identifikimi i veturave të regjistruara përmes vendosjes së stikerave, ka bërë që këtë vit të ketë 300 aksidente rrugore më pak se vitet paraprake

“Edhe gjatë këtij viti duke ditur se kemi lansur për herë të parë vendosjen e stikerave, kemi rënie të aksidenteve rreth 300 raste më pak brenda vitit. Kampanjat e organizuara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera si dhe vendosjen e stikerave që ka lehtësuar punën e policisë, ka bërë që në fokus të veçantë të Byros Kosovare të kemi rreth 300 aksidente më pak brenda këtij viti që është një numër i konsiderueshëm për neve…Meqenëse kemi lansuar aplikacionin anti-mashtrim pranë BKS jemi bërë gati dhe kemi bërë një plan strategjik se gjitha ato raste që kanë qëllim inskenimin apo mashtrimin dhe përfitimin nga sektori i sigurimeve të gjitha ato raste t’i procedojmë tutje dhe të kemi një hetim tjetër ku qëllimi jonë është të parandalohen mashtrimet në sigurinë në vend”, tha ai.

Sipas statistikave të policisë, numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë, të këtij viti ka shënuar rënie krahas vitit paraprak. Kurse në rritje është numri i aksidenteve me lëndime ku në këtë vit është rritur në 3.71%.

Lexo edhe

Video