Nga diskutimet e bëra me përfaqësues të drejtorive komunale për sport, por edhe për drejtues të federatave sportive, Ministria e Sportit ka marrë shumë rekomandime për ndryshime në draftin e projektligjit për sport.
Drafti aktual i këtij projektligji po konsiderohet të ketë shumë të meta që duhen përmirësuar urgjentisht.
Shasivar Haxhijaj nga Federata e Lundrimit ka thënë për KosovaPress se përmes disa pikave të veçanta të këtij ligji po tentohet të cenohet direkt liria e sportit.
Sipas tij, ky ligj gjithashtu dobëson edhe fuqinë e Komitetit Olimpik të Kosovës mbi federatat sportive.
Pas konsultimeve me të gjitha organizatat dhe komunitetin sportiv në Kosovë, Projektligji i ri për sport do të shkojë në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet për t’u bërë pastaj ligj i aplikueshëm në vend. /A.Bytyçi
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...