Kërkohej për “lëndim të lehtë trupor”, arrestohet ferizajasi

Kërkohej për “lëndim të lehtë trupor”, arrestohet ferizajasi

Një person i kërkuar është arrestuar mbrëmjen e së martës në fshatin Balaj të Ferizajt.


“Policët e stacionit në Ferizaj, mbrëmë në ora 20:00 në fshatin Balaj të Ferizajt,  deri sa ishin në zbatim të një plani operativ kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar  personin e kërkuar K.K (M/K), 36-vjeçar”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”  me dënim burgimi prej njëzet (20) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe

Video