Kërkohej nga Reali, mesfushori i Napolit shumë afër kalimit te PSG

Kërkohej nga Reali, mesfushori i Napolit shumë afër kalimit te PSG

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti francez, Paris Saint-Germain është shumë pranë transferimit të një tjetër lojtari këtë merkato verore.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, për të cilin interesim kishte treguar edhe kampioni evropian, Real Madrid, përcjell KosovaPress.


Bisedimet mes dy klubeve janë tejet të avancuara, dhe siç raportohet, marrëveshja do të kompletohet së shpejti.

Në anën tjetër, Napoli është i interesuar që të sjellë portierin e PSG-së, Keylor Navas, në “Diego Armando Maradona”, por që kjo marrëveshje do të diskutohet në veçanti, dhe nuk do të përfshihet në ndonjë shkëmbim të mundshëm me Ruiz.

Që prej transferimi te Napoli nga skuadra e Real Betisit, Fabian Ruiz ka arritur të bëjë 166 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 22 gola dhe 15 asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video