Kërkohej nga Interpoli, arrestohet shtetasi i Kosovës në Morinë

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet shtetasi i Kosovës në Morinë

Skënder Murtezi, 45 vjeç, banues në Koshare të Ferizajt, është arrestuar nga Policia e Shqëipërisë në pikë kalimin kufitar Morinë.


Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në hyrje të pikës së kalimit kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Zvicër, pasi Gjykata rajonale Aura Zvicër e ka dënuar me 2 vite e 9 muaj burg për veprat  penale “Vjedhje, grabitje, rrahje, si dhe veprime të turpshme me të mitur”,  parashikuar nga legjislacioni penal i Zvicrës. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Zvicrës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video