Kërkesa e La Ligas për të zhvilluar ndeshjet në Amerikë, ja vendimi i gjykatës

Kërkesa e La Ligas për të zhvilluar ndeshjet në Amerikë, ja vendimi i gjykatës

Shpresat e La Ligas që të zhvillojë ndeshjet jashtë shtetit kanë marrë një kthesë jo të mirë, pasi që gjykata spanjolle ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet të zhvillohen në Spanjë.

La Liga spanjolle në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Spanjës janë në një luftë gjyqësore për tre vite radhazi që ndeshjet e skuadrave spanjolle të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell KosovaPress.


Në vitin 2018, La Liga kishte nënshkruar një marrëveshje 15 vjeçare me një kompani multinacionale të mediave, sportit dhe rekreacionit të quajtur Relevent, me qëllimin e vetëm që të ta përfshijë ligën spanjolle në Amerikën Veriore.

“Vendimi i fundit nga Gjykata Rajonale e Madridit për ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas që të zhvillohet në shtetin e Miamit është refuzuar. Kjo është hera e dytë që gjykata vendos kundër këtij propozimi, dhe përsëri është kundër këtij vendimi të La Ligas”, shkruante në komunikatën e Federatës së Futbollit të Spanjës.

Sidoqoftë, pavarësisht këtij vendimi krerët e La Ligas nuk do të dorëzohen, ku sipas spekulimeve do të bëjnë edhe një tjetër apel, por kësaj radhe në Gjykatën Supreme spanjolle.

Lexo edhe

Video

error: