Kërkesa e Erdogan për gylenistët, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Turqisë

Kërkesa e Erdogan për gylenistët, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Turqisë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Erdoganit apo Turqisë, sa i përket kërkesës që presidenti turk bëri në Shqipëri për të marrë masat ndaj anëtarëve të organizatës “Hizmet”, që konsiderohet terroriste nga ana e Turqisë.

“Nuk i kemi asnjë borxh presidentit të Turqisë dhe Republikës së Turqisë, sikundër as ata nuk na kanë neve asnjë borxh. Mes miqsh nuk ka borxhe”, tha Rama.


Gjatë vizitës në Shqipëri, Erdogan përsëriti dy herë rrezikun e organizatës së klerikut Fetullah Gulen për Shqipërinë.

Ai tha se Turqia ndihet e lënduar që anëtarë të saj gjejnë vend në Shqipëri, dhe kërkoi të merren masa ndaj tyre për të shmangur përsëritjen e një grushti shteti – si ai që ndodhi në Turqi në vitin 2015 – edhe në vendin tonë./A2

Lexo edhe

Video