Kërcënohet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Prizren
Lajme
Lexohet për: 2 min.
g43g43
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënojnë ashpër kërcënimin e sotëm përmes rrjeteve sociale ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe organeve të sigurisë.

Në reagim thuhet se ky kërcënim ka ardhur për shkak të punëve zyrtare që kryejnë këto organe, përfshirë edhe Kryeziun në cilësinë e ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të kësaj prokurorie.

KPK dhe ZKPSH thonë se këto kërcënime janë të drejtuara edhe ndaj Policisë së Kosovës dhe organeve të ndjekjes, dhe se përmbajnë edhe “ngjyrime dhe emërtime” të individëve dhe organizata kriminale që kanë për qëllim ndërhyrjen në punët e prokurorit të shtetit dhe organeve të sigurisë së vendit.

Për më tepër, KPK dhe ZKPSH kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera janë angazhuar për identifikimin dhe arrestimin e kërcënuesve.

“Kërcënimet e tilla nuk do të zmbrapsin përkushtimin, synimet dhe përpjekjet e pandalshme për fuqizimin e shtetit ligjor në Kosovë”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025