Kërcënohet drejtori i shkollës në Suharekë pasi largoi nga puna një mësimdhënëse
Lexohet për: 1 min.
5CC9D10C-8AAA-4B9D-80FE-568BA9BDC39D
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në fshatin Reshtan, të Suharekës një drejtor shkolle është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një grup i personave.

Sipas njoftimit, ankuesi kishte thënë se ky kërcënim kishte ardhur sepse ai kishte larguar nga puna një mësimdhënëse.

“Fshati Reshtan, Suharekë 03.09.2022 - 19:30. Ankuesi mashkull kosovar (drejtor shkolle) ka raportuar se si pasojë e largimit nga puna të një mësimdhënëseje përmes rrjeteve sociale është duke u kanosur nga një grup i personave, ku njëri prej tyre është i dyshuari mashkull Kosovar”, njofton policia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025