Kërcënime për Dimarcon pas festës në Ligën e Kampionëve, ai u kërkon falje tifozëve të Milanit
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë festës së Interit për kualifikimin për në finalen e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje, Federico Dimarco këndoi disa këngë në fushë, veçanërisht një anti-milaniste, jo klasiken "kush nuk kërcen është kuqezinj ".

Dimarco mbante në duar mikrofonin e sistemit audio të “San Siros” dhe pamjet e “Nerazzurrëve” që ngacmonin turmën bënë xhiron e botës ku përfunduan edhe në rrjetet sociale, raporton KosovaPress.

Gjatë natës, episodi pati një kthesë të pakëndshme me një banderolë frikësuese, disa metra të gjatë, të varur në një portë nën shtëpinë e anësorit të Interit.

“Dimarco mendo të luajë... ose do të bëjmë të gëlltisësh gjuhën”, shkruhej në banderolën para shtëpisë së Dimarcos.

Policia e ka “vënë në dukje” ngjarjen dhe do të hetojë, duke tentuar të gjurmojë përgjegjësit edhe duke analizuar kamerat pranë shtëpisë së futbollistit të Interit. Fakti u lidh menjëherë me atë që ndodhi në fushë, pas suksesit të skuadrës së Inzaghit dhe eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve.

Dimarco u mërzit nga ajo që ndodhi dhe mbrëmë përmes “Instagramit” u kërkoi falje tifozëve të Milanit për këngën e kënduar në fushë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024