Kërcënim me bombë në aeroportin “Adem Jashari”

Kërcënim me bombë në aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar sot një kërcënim me bombë për shkak të të cilës udhëtarët dhe personeli janë evakuuar, tha për KosovaPress Valentina Gara, zëdhënëse e aeroportit.


“Kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka thënë ajo.

Për momentin nuk janë dhënë më shumë detaje. Kohëve të fundit ka pasur disa alarme të ngjashme për bomba në Kosovë, të cilat kanë rezultuar të rreme.

Lexo edhe

Video