Një person është arrestuar në fshatin Komoran të Drenasit, nën dyshimin se ka keqpërdorur një shumë parash të dyqanit (auto pjesë).
Të dyshuarit iu është ofruar tretman mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se ka probleme psikike.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.