Këngëtarja e njohur shpreh publikisht ‘dashurinë’ për Dua Lipën
Tjera
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gwen Stefani sapo tregoi publikisht admirimin që ka për Dua Lipën.

Këngëtarja e njohur e rock-ut ka komplimentuar hitbëresin e ‘Dance The Night’ me postimin e saj të fundit në llogarinë zyrtare në Instagram.

Dyshja u takuan me njëra-tjetrën në Festivalin e Radios iHeart 2024, ku Stefani dhe Lipa ishin planifikuar të performonin hitet e tyre.

Në foto, dy këngëtaret shihen gjithë buzëqeshje për kamerën, ndërsa Lipa i dha një puthje kamerës në foton e tretë.

Stefani kishte veshur një minifustan të bardhë me thekë me çizme të bardha deri tek kofshët e kombinuara me gjerdan me perla dhe kryq, aksesorë argjendi dhe flokë të lidhur në një bisht elegant.

Ndërsa Lipa, kishte veshur një bluzë në ngjyrë të zezë dhe një fund të ngjashëm me zinxhir, duke e kompletuar look-un e saj minimal me disa bizhuteri dhe flokë të stiluar me kaçurrela, transmeton Ora News.

“U shoqërova me vajzën më të bukur në botë mbrëmë love u dua”, ka shkruar Stefani në postimin e saj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024