Këngëtari ndërton një dhomë varrimi në truallin e shtëpisë

Këngëtari ndërton një dhomë varrimi në truallin e shtëpisë

Kantautori i mirënjohur britanik, Ed Sheeran, ka në plan të ndërtojë një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke, e cila po ngrihet në mjediset e pronës së tij prej 3.7 milionë paundësh, në Suffolk, të quajtur Sheeranville.

Mediat kanë publikuar disa fotografi që tregojnë se objekti i kultit aktualisht është në ndërtim e sipër dhe është i mbuluar me skela, ndërsa së shpejti mund t’i bashkohet një zonë varrimi në të cilën do të futej përmes një pllake në dysheme.

Planet e fundit nënkuptojnë se fituesi i Grammy-t, mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij në fshatin Framlingham, nëse projekti do të marrë miratimin nga oficerët e këshillit.


Vendi privat i tërheqjes së Sheeran është modeluar me mure të lakuara në plan dhe në lartësi, të cilat i japin atij një ndjesi gjithëpërfshirëse në formë varke.  Dhoma e varrimit, e cila sipas planeve do të ishte në pjesën e pasme të ndërtesës, do të kishte përmasa 2.71 metra me 1.8 metra që është rreth madhësisë së një varri të dyfishtë.

Sheeran ka mysafirë që vizitojnë nga “e gjithë bota”, duke përfshirë nga SHBA, Irlanda, Gana, Nigeria, Azia dhe Australia.

“Kështu, ai kërkon të sigurojë një hapësirë ​​në të cilën familja e tij dhe këta miq mund të lute, qetësohen, të festojnë dhe të meditojnë në paqe dhe të sigurt nga shqetësimet,” argumentohet në kërkesën e paraqitur për miratim.

Sheeran ndan shtëpinë e tij me gruan e tij, Cherry Seaborn dhe vajzën e tyre, Lyra, e cila lindi në 2020.

Lexo edhe

Video