Këngëtari i famshëm, Don Omar, diagnostikohet me kancer në moshën 46-vjeçare
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i muzikës, Don Omar ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

Ai e bëri njoftimin në një postim në Instagram të hënën, me një foto të asaj që duket se mban një byzylyk spitalor.

Në mbishkrimin e shkruar në spanjisht, këngëtari portorikan tha "nesër" do të jetë i shëruar nga kanceri.

46-vjeçari nuk ka treguar asnjë detaj për llojin e kancerit apo trajtimin që po merr.

Omar përfundoi pjesën e parë të turneut të tij “Back To Reggaeton” nëpër SHBA dhe Kanada në prill dhe do të fillojë pjesën e dytë në gusht.

Ai kishte postuar më parë në Instagram një videoklip të tij duke audicionuar kërcimtarë për shfaqjet e ardhshme.

Omar, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landron Rivera, u bë i njohur në fillim të viteve 2000.

Ai ka publikuar tetë albume në studio që nga viti 2003 dhe është nominuar për Latin Grammy Awards 13 herë, duke fituar dy herë. /SkyNews/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024