“Kemi Granit Xhakën!”-Si e rindërtoi ylli i Arsenalit marrëdhënien e tij me tifozët

“Kemi Granit Xhakën!”-Si e rindërtoi ylli i Arsenalit marrëdhënien e tij me tifozët

Një kthesë e madhe, vërtetë shumë e madhe po ndodh në këtë edicion sa i përket formës së Gtanit Xhakës me Arsenalin, por edhe në marrdhënjen e tij me tifozët e kësaj skuadre, sepse në shumë raste ajo ishte thyer shumë keq.

Nëse ka pasur ndonjëherë një tregues se sa mirë po shkojnë gjërat me Arsenalin në krye të tabelës tani, ajo u pa në fund të fitores 3-0 ndaj Brentfordit dhe për këtë rrjedhë dhe ndryshim ë formën e tij, “Goal.com” i ka kushtuar një artikull special rindërtimit të raportit mes Xhakës dhe tifozëve kësaj skuadre.

Ndeshja sapo kishte përfunduar dhe lojtarët po shkonin drejt tifozëve për të festuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e Premier Ligës

“Ne kemi Granit Xhakën, kemi Granit Xhakën. Ne kemi Granit Xhakën, kemi Granit Xhakën…”, Kjo ishte kënga që po tingëllonte nga tribunat teksa skuadra e Mikel Artetës qëndronte përballë tifozëve të Arsenalit, duke duartrokitur dhe duke shprehur mirënjohjen e tyre për të gjithë mbështetjen.

Për Xhakën, ky ishte një moment i veçantë

“Është një ditë shumë, shumë e veçantë për mua,” pranoi ai më pas në një mesazh emocionues të cilin e dërgoi përmes llogarisë së Arsenalit në Twitter.

“Duke iu dëgjuar ju që këndoni për mua, ishte shumë emocionuese. Faleminderit.”, mesfushori shqiptar.

Për shumicën e lojtarëve, marrja e mbështetjes nga fansat nuk do të ishte asgjë e re. Në fakt, do të ishte e shpërblim për angazhimin. Por për sa i përket marrëdhënies së tij me tifozët e Arsenalit, Xhaka nuk është një lojtar i zakonshëm.

Në të vërtetë, fakti që ai tani po merr vlerësimin e tyre flet shumë për cilësinë e performancave që ka bërë këtë sezon, përcjellë KosovaPress.


Pas gjashtë vitesh me ulje-ngritje në Arsenal, ky ishte sezoni që shumë menduan se zvicerani më në fund do të largohej nga formacioni startues, veçanërisht me ndryshimin e sistemit të prezantuar nga Mikel Arteta, i cili pa që Xhaka të luante në një rol shumë më të avancuar në mesfushë sesa e zakonisht.

Në vend të kësaj, ai ka betonuar vendin e tij në ekip me një seri paraqitjesh të shkëlqyera. Një lojtar që më parë shihej si pikë e dobët e skuadrës, tani është i pazëvendësueshëm.

Ai ishte i mrekullueshëm kundër Brentfordit në fushë, duke formuar një vijë defanzive të pakalueshme përpara katër mbrojtësve së bashku me Thomas Partey, si dhe duke luajtur gjithashtu një rol kryesor në fazën ofanzive.

Asistimi i Xhakës për golin e Gabriel Jesus, një top i mrekullueshëm për sulmuesin brazilian ishte i treti i tij në Premier Ligë këtë sezon.

“Gjatë gjithë kohës, ai po përpiqet të më gjejë mua”, tha Jesus pas lojës. “Ishte një asistim fantastik, një krosim i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që luaj me të. Ai është inteligjent dhe një lojtar cilësor.”, shtoi ai.

Statistikat e Xhakës këtë sezon tregojnë se sa po e shijon hapsirën e re që ka brenda skuadrës.

Ai ka një gol dhe tre asistime në emrin e tij në vetëm shtatë ndeshje. Ai gjithashtu ka krijuar 14 raste dhe ka pasur 25 prekje brenda zonës.

Por nuk është vetëm faza ofanzive aty ku ai ka shkëlqyer. Edhe në mbrojtje, Xhaka ka qenë shumë i fortë. Askush në skuadrën e Arsenalit nuk ka bërë më shumë ndërprerje të aksioneve se sa Xhaka, ndërsa ai gjithashtu ka fituar 33 herë posedimin e topit në shtatë ndeshje.

Roma ishte skuadra që flitej se mund të siguronte shërbimet e Granit Xhakës për shkak të insistimit të trajnerit Jose Mourinho, por ishte Mikel Arteta ai i cili besoi në kualitete e tij dhe sot kjo po i kthehet në përformancë dhe rezultate.

Arsenali është lider i Premier Ligës me 18 pikë pas shtatë xhirove.

Lexo edhe

Video