KEDS reagon ndaj rastit në Ulpianë ku një person u godit nga energjia elektrike

KEDS reagon ndaj rastit në Ulpianë ku një person u godit nga energjia elektrike

Një person i moshës rreth 50 vjeçare është goditur nga energjia elektrike në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

E kjo ka ndodhur për shkak se një person ka filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjite.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar KEDS-i i cili ka thënë se veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Sqarim nga KEDS:

Sot ka ndodhur një rast i paprecedan në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshëm kishte filluar gërmimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjite.


Për rrjedhojë, ka ardhë deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja. 

Veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla.

Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme.

Foto: Vendi ku është punuar, shikojeni si janë zbuluar kabllot 10 kV

Lexo edhe

Video

error: