KEDS investon në shtrirjen e rrjetit nëntokësor në Qendrën Historike të Prizrenit

KEDS investon në shtrirjen e rrjetit nëntokësor në Qendrën Historike të Prizrenit

Në vazhdën e takimeve me zyrtarë të lartë komunal të Prizrenit, me qëllim të realizimit të disa projekteve madhore investive, Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes së cilës parashihen investime mjaft të rëndësishme për këtë komunë.

 

Kjo marrëveshje bashkëpunimi parasheh që krahas shtrirjes së rrjetit nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike në Qendrën Historike të Prizrenit (në Shatërvan), të realizohen edhe projekte tjera investive për shtrirjen e rrjetit elektrik në Cvilen dhe në Kabash deri tek Kalaja, lokacione këto mjaft të rëndësishme që parashihen të kthehen në destinacione turistike për Komunën e Prizrenit. Projekti për rrjetin nëntokësor të Qendrës Historike të Prizrenit do të fillojë këtë vit ndërkaq rehabilitimi i tij do të bëhet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Prizrenit.

 


KEDS në vazhdimësi është duke punuar me të gjitha komunat e vendit për të zgjeruar investimet në rrjetin elektrik dhe për të mundësuar që konsumatorët të furnizohen me energji kualitative elektrike.

 

 

 

Lexo edhe

Video