Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

KEDS: Faturat e energjisë elektrike deri në maj do t’ju vijnë më lirë

KEDS: Faturat e energjisë elektrike deri në maj do t’ju vijnë më lirë

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike parasheh edhe subvencionimin e konsumatorëve të energjisë elektrike.

KEDS thotë se pjesa e energjisë elektrike që ata paguajnë për energjinë elektrike që e marrin nga prodhuesit e energjisë nga burimet e ripërtëritshme do të subvencionohet. Kjo, pasi qeveria në bazë të ligjit ka ndarë një shumë deri në 16 milionë euro, e cila do t’u jepet atyre prodhuesve përmes KOSTT-it.


“Pra, mjetet do të derdhen në këtë kompani e nga aty tek prodhuesit. Kjo do të zgjasë nga janari deri në maj. Kjo nënkupton që shuma që e përfitojnë këta prodhues, do t’iu zbritet konsumatorëve. Në bazë të kalkulimeve del që konsumatorëve do t’iu zbritet në faturat e tyre cmimi prej 0.0061 cent për kilovat/orë të shpenzuar nga tash deri në maj. Kjo nënkupton që nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do t’i vije 6.1 euro më lirë. Pra, subvencionimi është i lidhur direkt me prodhuesit e energjisë së ripërtëritshme (BRE), rrjedhimisht zbritja në euro lidhet me konsumin e eneregjisë elektrike. Ekspertët e KESCO-s kanë bërë maksimumin që përgatitjet për implelementimin e kësaj zbritje të bëhen me kohë dhe kësaj ia kanë arritur me sukses të plotë. Tashmë cdo gjë është gati dhe kjo zbritje ka filluar të implementohet në fatura”, thuhet në njoftim.

Çmimet e energjisë elektrike caktohen nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këto cmime në Kosovë, sipas agjencisë zyrtare të statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, janë më të lirat në Evropë.

Lexo edhe

Video

error: