Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

KEDS dhuron 50 kompjuterë për SOS Fshatrat e Fëmijëve

KEDS dhuron 50 kompjuterë për SOS Fshatrat e Fëmijëve

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e një kontingjenti prej 50 kompjuterëve për fëmijët e familjeve të SOS Fshatrave. Siç u tha, ky donacion është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KEDS për përgjegjësinë shoqërore të korporatës, e cila deri më sot ka dhuruar mbi 150 kompjuterë për institucionet arsimore gjithandej vendit.

Ky donacion u mirëprit edhe nga përfaqësuesit e SOS Fshatrave të Fëmijëve, të cilët deklaruan se këta kompjuterë janë të mirëseardhur tash kur fëmijët po zhvillojnë mësimin online si shkak i pandemisë COVID-19.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se qëllimi i këtij donacioni është që fëmijët të kenë mundësi për të pasur qasje në mësimin online. Po ashtu, ai tha se përmes këtij donacioni dëshirojnë t’i ndihmojnë fëmijët dhe familjet e SOS Fshatrave të Fëmijëve të jenë të lidhur me botën.

“KEDS ka vendosur që t’i ndajë 50 kompjuterë për fëmijët e SOS Fshatit, këta kompjuterë do të shpërndahen për familjet e SOS Fshatit. Qëllimi kryesor i këtij donacioni është që fëmijët, përkatësisht familjet, të jenë të lidhura me botën, jetojmë në kohë pandemie ku lidhja me botën mundësohet më së lehti përmes kompjuterit ashtu edhe më e sigurta. Kjo është arsyeja, që jetojmë në epokën digjitale dhe përderisa jetojmë në këtë epokë sigurisht që pasja e një kompjuteri përkatësisht qasja në të është më e domosdoshmja për të qenë në rrjedhat me kohën”, tha ai.

Sipas KEDS, kjo nuk është hera e parë që ata kanë dhuruar pajisje për këtë institucion, pasi që në dhjetor të vitit të kaluar kompania kishte pajisur fëmijët e SOS fshatrave me dhjetëra tabletë.


Zëdhënësi Buzhala tha se edhe rreth 150 kompjuterë kanë dhuruar edhe për shkollat në Kosovë. Ai deklaroi se KEDS do të vazhdojë të ndihmojë fëmijët në të gjithë Kosovën.

“Nuk është donacioni i parë që ne e japim për kompjuterë, kemi qenë të orientuar në shkollat e ndryshme anë e kënd vendit, i kemi shpërndarë mbi 150 kompjuterë deri tash për 10 shkolla. Nuk do të ndalemi sigurisht, pastaj do të shohim cili është projekti i radhës a ka të bëjë me SOS-in apo me ndonjë organizatë tjetër. Sigurisht që nuk do të ndalemi, do t’i ndihmojmë vazhdimisht sidomos në avancimin e fëmijëve kosovar, për shkak se dihet se arsimimi është baza e një jete më cilësore”, tha Buzhala.

Albana Zogu Morina nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, tha se këta kompjuterë do të ndihmojnë fëmijët për të pasur qasje në mësimin online.

“Duke e pasur parasysh njëkohësisht nevojën për mësimin online dhe qasjen në teknologjinë informative dhe internet natyrisht që donacioni prej 50 kompjuterëve është jashtëzakonisht i mirëseardhur. Me këtë donacion do të përkrahen fëmijët të cilët janë pjesë e programit të fuqizimit të familjes të cilët nuk kanë qasje në pajisje teknologjike gjatë kësaj kohe pandemike ku shpesh herë ata duhet të vijojnë mësimin përmes formave online. Natyrisht do të plotësohen edhe nevojat e fëmijëve për të cilët ne përkujdesemi çdo ditë”, tha ai.

KEDS theksoi se iniciativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen me qëllim që fëmijëve t’u krijohen mundësitë që njohuritë teorike t’i gërshetojnë me ato praktike përmes kabineteve të cilat do të krijohen aty ku është nevoja.

Lexo edhe

Video

error: