Deputetja britanike Alicia Kearns ka kërkuar nga Qeveria e Britanisë së Madhe të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas kërkesave të djeshme të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për Kosovën.
Kearns në një postim në X, ka shkruar se Vuçiq po sillet sikur Vladimir Putin dhe po planifikon aneksimin e veriut të Kosovës.
“Vuçiq po vepron në bazë të librit të lojërave të Putin duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, shkruan ajo.