KE do të paraqesë pakon e investimeve për Ballkanin Perëndimor në samitin e përbashkët

KE do të paraqesë pakon e investimeve për Ballkanin Perëndimor në samitin e përbashkët

Komisioni Evropian do të paraqesë një pako investimesh për vendet e Ballkanit Perëndimor në një samit të përbashkët të organizuar nga Bashkimi Evropian më 6 maj.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero ka thënë se janë duke punuar në një plan investimi ekonomik.

“Komisioni po punon për të dhënë një kontribut domethënës në video-konferencën e liderëve dhe partnerëve të BE-së nga Ballkani Perëndimor. Është e vështirë të paragjykoni se si do të përfundojë diskutimi. Ne jemi të përqendruar në luftimin e Covid-19, por ne vazhdojmë të punojmë në një plan investimi ekonomik”, tha Pisonero për mediat serbe.

Javën e kaluar, kur u shpall i ashtuquajturi “Samiti i Zagrebit” përmes video-konferencës, Pisonero nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse nuk do të ketë pako të ndihmës për vendet e rajonit.


“Ne kemi vendosur një paketë të konsiderueshme në tryezë. Ne po flasim për më shumë se 410 milionë, plus 290 milionë shtesë, të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen e likuiditetit përmes bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare”, pati deklaruar Pisonero.

Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 maj përmes video-konferencës dhe do të zgjasë vetëm një ditë, për shkak të krizës me koronavirus.

Ngjarjet kryesore të samitit nxorën në pah prezantimin e një metodologjie të re të zgjerimit të BE-së dhe prezantimin e një pakete investimesh për Ballkanin Perëndimor.

Rajoni do të marrë mbështetje financiare nga dy burime, Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve, por shuma e saktë ende nuk dihet.

Lexo edhe

Video