KE dëshiron të zëvendësojë dy të tretat e gazit rus deri në fund të vitit

KE dëshiron të zëvendësojë dy të tretat e gazit rus deri në fund të vitit

Komisioni Evropian do të paraqesë një plan më vonë këtë muaj për të zëvendësuar dy të tretat e gazit të Rusisë deri në fund të vitit.

Kjo u bë e ditur sot nga komisionarja e KE-së për Energjinë Kadri Simson në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.


“Ne do të paraqesim një plan për të zëvendësuar dy të tretat e gazit rus deri në fund të vitit dhe do të bëhemi plotësisht të pavarur nga gazi rus deri në fund të dekadës,” tha Simson.

Plani është që një e treta e gazit rus të zëvendësohet me furnizues alternativë të gazit, ndërsa një e treta do të jetë “në gjendje të zëvendësohet” me burime alternative të energjisë.

Rimbushja e kapaciteteve magazinuese nëntokësore me të paktën 80 për qind të kapacitetit total është një nga masat e propozuara nga Komisioni për të amortizuar rritjen e çmimeve në sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

Lexo edhe

Video