Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) e ka vlerësuar të dobët sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. Sipas tyre, në këtë sesion ka dështuar mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit, si dhe ka vazhduar trendi i mungesës së kuorumit në seanca plenare. Në anën tjetër potencuan se zgjedhjet e caktuara më 9 shkurt 2025, pritet të ndikojnë në performancën e sesionit vjeshtor të Kuvendit.
Hulumtuesja në KDI, Violeta Haxholli, në konferencë për medie të martën, tha se mazhoranca gjatë sesionit pranveror ka miratuar 36 projektligje nga të cilat vetëm 1 për qind janë të agjendës legjislative të vitit 2024.
Krahas këtyre, Haxholli kërkoi rol më proaktiv të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për shqiptimin e sanksioneve në rastet kur deputetët apo ministrat shkelin rregullat e Kuvendit.
Ajo theksoi se në sesionin pranveror në Kuvend ka pasur 525 mungesa, apo 24.3 për qind e deputetëve kanë munguar.