Katër të vdekur nga koronavirusi sot në Shqipëri

Katër të vdekur nga koronavirusi sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 376 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive janë në këto bashki: 151 në Tiranë, 26 në Fier, 22 në Durrës, nga 12 qytetarë në Vlorë etj.

Janë 5.528 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 141 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Vlora 69 vjeçe, një qytetare nga Përmeti 71 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 72 e 73 vjeç

Janë shëruar 193 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195.629.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 204.301 raste, prej tyre 195.629 janë shëruar, 5.528 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.144 pacientë.

Lexo edhe

Video