Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 8,327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1,801 qytetarë.


Sipas njoftimit pozitiv kanë dal në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.

“Janë 12,283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video