Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë raste me COVID-19

Katër të vdekur dhe mbi 3 mijë raste me COVID-19

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 3 mijë e 617 raste me COVID-19 në Kosovë, nga 13 mijë e 928 testime, ndërsa katër persona kanë vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 1 mijë e 344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164 mijë e 294.                                                                 


Në total numri i rasteve aktive është 31 mijë e 21.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.