Katër të plagosur në Berlin, sulmuesi në arrati

Katër të plagosur në Berlin, sulmuesi në arrati

Katër persona u plagosën nga të shtënat me armë në një parking në lagjen Wedding të Berlinit.

Siç u njoftua, policia është në terren, si dhe zjarrfikësit, dhe rrethanat e të shtënave nuk dihen tani për tani.


Të shtënat dyshohet se janë në parkingun e një dyqani. Zyrtarët e zjarrfikësve, të cituar nga zyra lokale e Berliner Zeitung, thanë se tre burra dhe një grua u plagosën në incident, dhe të katërve iu dha ndihma mjekësore në vend para se të çoheshin në spital.

Autori është në arrati, shtohet në raport, raporton Reuters. Gazeta “Berliner Zeitung” shkruan se një person u godit me thikë, një tjetër mori një plumb, dhe i treti një plagë në kokë në një përleshje në parking. Shkalla e lëndimeve nuk u njoftua për personin e katërt.

Lexo edhe

Video