Katër të lënduar në një aksident në rrugën Bardh i Madh – Drenas

Katër të lënduar në një aksident në rrugën Bardh i Madh – Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Bardh i Madh-Drenas.

Në këtë aksident janë lënduar katër persona. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregon për KosovaPress se në aksident janë përfshi dy vetura.


“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i Madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Ndërsa sot në aksident trafiku që ndodhi po ashtu mes dy veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë janë lënduar katër persona.

Lexo edhe

Video