Katër persona të lënduar nga zjarri i madh në Sardenja
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Katër persona janë lënduar për shkak të një zjarri të madh që ka shpërthyer në bregun verilindor të Sardenjës që nga e diela, duke bërë që qindra hektarë tokë të shkrihen në tym.

Të paktën 600 banorë vendas dhe turistë janë evakuuar për shkak të zjarrit në zonën e qyteteve Posada dhe Siniscola, raporton ANSA.

Një pensionist u lëndua nga bombola e gazit që shpërtheu për shkak të zjarrit, ndërsa një grua 78-vjeçare pësoi djegie në krahë dhe këmbë dhe një djalë 23-vjeçar u desh të dërgohej në spitalin në Nuoro me helikopter për shkak të thithjes së madhe të tymit.

I plagosuri tjetër është një zjarrfikës, i cili ka lënduar gjurin gjatë shuarjes së flakëve. Autoritetet kanë gjetur prova se zjarri, i cili është përhapur nga erërat e forta, është ndezur qëllimisht.

"Unë u kam dhënë një mandat rojeve rajonale të pyjeve për të intensifikuar hetimet në të gjithë territorin për të identifikuar përgjegjësit dhe për t'i sjellë ata para drejtësisë," tha guvernatori i Sardenjës, Christian Solinas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024