Katër persona janë sulmuar fizikisht dje në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicë, derisa dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.
“Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.”, ka informuar sot Policia.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.