Katër fëmijë në mesin e 11 qytetarëve të kthyer nga Siria, Sveçla: Do t’iu ofrojmë mbështetjen për ri-integrim

Katër fëmijë në mesin e 11 qytetarëve të kthyer nga Siria, Sveçla: Do t’iu ofrojmë mbështetjen për ri-integrim

Katër fëmijë janë në mesin e 11 qytetarëve kosovarë të cilët u kthyen në Kosovë nga zonat e konfliktit në Siri. Përçka ministria e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media.

Me këtë rast i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se do të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për t’iu ofruar mbështetjen e plotë për rehabilitim dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.

Madje ka theksuar edhe se gjithë personat që kanë marrë pjesë në luftime në zonën e konflikti dhe kanë kryer krime do të dalin para drejtësisë.

“Me këtë veprim, Kosova, si anëtare e Koalicionit Global, dëshmon së është partner i përkushtuar dhe i gatshëm të përmbushë obligimet ligjore, si vendore dhe ato ndërkombëtare. Ne të do ndërmarrim të gjithë veprimet e nevojshme së bashku me institucionet relevante, për të ofruar mbështetjen e plotë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri ”, tha Sveçla.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti tha se falë angazhimeve të tilla, ka rezultuar që situata aktuale të jetë shumë më ndryshe, për dallim me situatën e viteve 2013 dhe 2014.


Ai bëri të ditur se gjatë këtij operacioni është arritur që të kthehen gjithsej 11 persona, në mesin e të cilëve gjashtë burra, një grua dhe katër fëmijë.

Në fund, u theksua se situata e sigurisë në vendin tonë është e qetë dhe stabile, ndërsa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që sipas misionit dhe detyrave të saj, në mënyrë të vazhdueshme të angazhohet në përmbushjen e aktiviteteve dhe objektivave të parapara sipas Strategjisë për parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Deri më tani, të kthyer nga zona e konfliktit janë gjithsej 253 persona, prej të cilëve 130 burra, 39 gra dhe 84 fëmijë.

Ndërsa të dielën Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në kthimi i 11 kosovarëve është një shembull për të tjerët dhe se këto kthime po demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj.

Në reagim theksohet se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Lexo edhe

Video

error: