Katar-Ekuador, nis pjesa e dytë

Katar-Ekuador, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes hapëse të këtij Kampionati Botëror ku po ballafaqohen Katari me Ekuadorin.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, që të dy nga Enner Valencia i cili i dha epërsinë e dyfishtë vendit të tij ndaj Katarit, transmeton KosovaPress.


Golin e parë Valencia e realizoi në minutën e 16’, kurse te dytin në të 33-tën.

Nga loja që tregoi në pjesën e parë, Katari do ta ketë të vështira ta përmbysë këtë rezultat, por kjo mbetet të shihet në 45 minutat vijuese.

Lexo edhe

Video