Katar 0-2 Ekuador, notat e lojtarëve

Katar 0-2 Ekuador, notat e lojtarëve

Ekuadori e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror pasi ka mposhtur nikoqirin e këtij evenimenti të madh sportiv, Katarin me rezultat 2-0.

Ekuadorianët u treguan skuadër shumë më e mirë që nga fillimi i ndeshjes e deri në përfundimin e saj.

Enner Valencia ishte lojtari që vulosi fitoren e Ekuadorit me dy golat e tij të realizuar në pjesën e parë, përkatësisht në minutat 16’ nga penalltia dhe 31-të, transmeton KosovaPress.

I njëjti lojtar tundi rrjetën e Katarit edhe në minutën e tretë, por u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.


Nga i gjithë ky kontribut i tij, Valencia në fund u vlerësua me notën më të lartë në ndeshje 8.9, i pasuar nga bashkëlojtari i tij Preciado me notën 8.0.

Lojtari me paraqitjen më të dobët në fushë ishte sulmuesi i Katarit, Ali i cili u vlerësua me notën e ulët 5.4.

Këto janë notat e të gjithë lojtarëve nga ndeshja Katar-Ekuador:

Ekuadori e kryeson grupin A me tre pikë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Senegali.

Lexo edhe

Video