Kastrati viziton urën e rrënuar nga vërshimet në Hajnoc të Kamenicës

Kastrati viziton urën e rrënuar nga vërshimet në Hajnoc të Kamenicës

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati së bashku me zyrtarin e Ministrisë së Infrastrukturës Isa Berisha dhe ekipin për vlerësimin e gjendjes nga FSK kanë vizituar urën e rrënuar nga vërshimet në fshatin Hajnoc.


Ai me këtë rast ka bërë të ditur se ekipet janë vazhdimisht në terren duke u munduar të bëjnë zgjidhje për qytetarët.

“Mbrëmë në orët e vona, vizituam urën e rrënuar si pasojë e vërshimeve në Hajnoc, fshat ky që lidh Kamenicën me Krilevën, Strezocin e fshatra tjera, si dhe me Komunën e Prishtinës. Bashkë me Isa Berishën, zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës dhe ekipin e inxhinierëve për vlerësimin e gjendjes nga FSK, pamë nga afër gjendjen e krijuar. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren për menaxhim të situatës dhe po mundohemi të bëjmë një zgjidhje për qytetarët tanë”, është shprehur Kastrati.

Lexo edhe

Video

error: