Kastrati prezanton Blerim Shillovën për asamble komunale: Vullneti i tij është inspirim për këdo që e njeh

Kastrati prezanton Blerim Shillovën për asamble komunale: Vullneti i tij është inspirim për këdo që e njeh

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka prezantuar Blerim Shillovën për asamble komunale në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor.

Kastrati derisa e quajti mik të mirë të tijin, thotë edhe se vullneti i pashoq i Shillovës për të synuar më shumë, është inspirim për këdo që e njeh atë.

Postimi i plotë i Kastratit:

Një mik të mirë timin dhe tuajin s’mundem pa e veçu.

Blerimi, na ka vizitu shpesh në komunë.

Me kërkesa plot, për komunitetin të cilin e përfaqëson, asnjëherë për vete. Vullneti i tij i pashoq për të synuar më shumë, është inspirim për këdo që e njeh.

Është i ri, por i matur, i dashur e punëtor. E përcjell shumë politikën e debatet. Këshillat e Blerimit për nevojën për investime për personat me nevoja të veçanta janë tepër të vlefshme.

Mbajeni në mend Blerimin në ditën e zgjedhjeve, loboni për të, sepse do ta shihni punën e tij në katër vitet e ardhshme.


Unë jam i sigurt që me Blerimin do ta vazhdojmë punën për personat me nevoja të veçanta.

🟢 Gjysmë milioni € pajisje janë shpërndarë donacion nga shoqata “Fehmi Agani” nga Norvegjia në vitin 2020 ✅

🟢27,790.00€ subvencione ✅

Jemi në proces të gjetjes së një hapësire pune më të mirë për Handikosin, do të angazhohemi për parcelën që u nevojitet, depon për pajisje, investime në objektet publike do të bëhen sipas nevojave të komunitetit, në politika qeverisëse gjithëpërfshirëse.

Sepse këto janë vlerat tona.

I mbrojmë deri në fund.

Nuk zbrapsemi.

Ecim përpara.

Për fëmiun, të nëpërkëmburin, gruan, skamnorin.

Lexo edhe

Video