Kastrati: Nagavci po hedhë benzinë në zjarr, kjo është e turpshme

Kastrati: Nagavci po hedhë benzinë në zjarr, kjo është e turpshme

“Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi”, kështu ka shkruar i pari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati ka ritheksuar se objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin.


“Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth. Është paraparë që të punësohen rreth 12 punëtorë dhe që dy vitet e para të jenë pa pagesë për fëmijët”, ka shkruar Kastrati.

Por pas ndërhyrjes së banorëve të këtij fshati të cilët bllokuan hyrjen e shkollës duke mos i lejuar zyrtarët komunalë, Kastrati tha ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci me qasjen e saj po hedhë benzinë në zjarr dhe se kjo sipas tij është e turpshme dhe e pafalshme.

“Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj. Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me çasjen e saj po hedhë benzin në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme. P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen. Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Lexo edhe

Video