Kastrati flet për sfidat në arsim në Institutin Veror të Teach for Kosova

Kastrati flet për sfidat në arsim në Institutin Veror të Teach for Kosova

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ishte i ftuar të bashkëbisedojë në Institutin Veror të Teach for Kosova, lidhur me sfidat dhe problemet në sistemin arsimor.

I pari I komunës, Qëndron Kastrati tha se ishte kënaqësi të ishte folës kyç i këtij institucioni.


“Pata kënaqësinë që sot të bashkëbisedoj në Institutin Veror të Teach for Kosova, bashkë me të rekrutuarit e vitit 2021, në programin e fellowshipit në drejtime si lidership, pedagogji, ndërveprim me komunitetin e shumë drejtime të tjera. Ishte një bashkëbisedim i frytshëm me të gjithë prej tyre. Unë ju urova suksese në këtë rrugëtim dhe kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për ta, për çka edhe falënderojmë Teach for Kosova për mundësinë e ofruar”, tha ai.

Kastrati më tej shtoi se gjatë këtij bashkëbisedimi u fol për të metat e sistemit të arsimit në Kosovë, ku dhe ndau problemet dhe sfidat që ka pasur Kamenica në sistemin arsimor.

“Si folës kyç i këtij instituti, sot folëm për ‘Të metat e Sistemit të Arsimit në Kosovë’, ku edhe ndava me ta sfidat dhe problemet të cilat i kemi gjetur në sistemin arsimor në një komunë të vogël siç është Kamenica, si dhe planet e përpjekjet tona për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në komunën tonë. Përpjekje këto, që shumë shpejt do të fillojnë të merren shembull edhe në nivel vendi, marrë parasysh edhe rënien e numrit të natalitetit, e zvogëlimin e numrit të nxënësve”, tha Kastrati.

Lexo edhe

Video

error: