Karvani i vaksinimit sot në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
sd
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas një fillimi të mbarë dhe dy ditëve të suksesshme të vaksinimit në Fushë Kosovë dhe në Obiliq, Podujeva, do të jetë të martën stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre.

“Qytetarët e Podujevës do të kenë mundësi të martën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër gripit sezonal dhe, gjithashtu, dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron. Shfrytëzojeni këtë rast, bëjini vetes një dhuratë për festat e fundvitit-Vaksinohu”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024