Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës u zgjuan emocionet politikëbërëse nga fjalim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Një kohë parlamentare e shumëpritur, nga fjalim i të cilit u zgjuan debate dhe reagime.
Përse europa reagojë ashpër ndaj të vërtetës që shprehu Edi Rama?!
Kush u ndje i prekur nga kwrkesat e kwtij fjalimi?
Në zemër të europës lideri i shqiptarëve nuk heshti, nuk u përkul por me krenari ja tha europës gabimet e së shkuarës. E vërteta dhemb, reagimet e Strasburgut ishin pasojat e mëparshme të politikave të hershme ndaj Shqiptarëve.
-‘…Kujtesa historike nuk duhet marrë lehtë’, ishte një ndër frazat e mahnitshme të një fjalimi rrënqethës. Njohja e Republikës së Kosovës është një nga argumentet më të shumpritura të shqiptarëve. Marrëdhënien duale të trupit me shpirtin Z.Edi Rama e nisi që në hyrje të fjalimit metaforikisht, ndonëse në trup ka plagë e ende presim të shërohemi ajo që ka rëndësi për mbarë shqiptarët është çështja e shpirtit historik, të një kombi që u la i përgjysmuar dhe ende nuk po gjen rrugën e tij të rilindjes dhe kjo për shkak të pengesave politikbërese të vendeve fqinje që nuk e njohin Kosovën.
Ëndrra e shqiptarëve ka qënë dhe vijon të jetë integrimi europian, përfshirjen në këtë familje të madhe nën obrellën e së cilës, ne si vend i vogël dhe me një kujtesë të përgjakshme historike do të rigjenim identitetin tonë social dhe historik, brenda larmishmërisë së familjes europiane. Fraza e kryeministrit ishte:-“ Lufta për ju është një kujtim i largët por për ne një plagë që dhemb dhe rrekemi ta shërojmë…”
Shqipërisë i nevojitej prej dekadash një fjalim i tillë, njeriu kurrë nuk duhet të humbë dinjitetin, edhe atëherë kur nuk ka fuqi fizike, ekziston fuqia e fjalës. Kryeministri në këtë fjalim i tregojë europës që ndonëse ne jemi lokomotiva e zgjedhjeve që ato bëjnë, sepse ne jemi një vend i vogël, dinjiteti ynë për tja përplasur të vërtetën asaj nuk kërkon fuqi të madhe, por kërkon guximin e një zemre që nuk e dorëzon dinjitetin e saj pavarësisht trupit të sfilitur e të gjymtuar. Teksa e dëgjoja këtë fjalim sytë m’u mbushën me lot, sepse pas një kohe të gjatë në politikbërjen shqiptare, doli një lider dinjitoz që më bën të ndihem e përfaqësuar në çdo fjalë të atij fjalimi. Shqiptarët nuk ikin as nga Edi Rama dhe as nga ‘Rilindja’, shqiptarët i ikin së keqes së vet, që nuk kanë guximin ti dalin ball. Nuk i shpie Edi Rama as në Gjermani dhe as në Strasburg shqiptarët e madej kosovarët, por i shpie dëshira e një realizimi të shpejt në kohë të dëshirave të tyre, ndërkohë të dashur lexues, të gjithë e kuptojmë se përparimi i Shqipërisë dhe i Kosovës kërkon më shumë kohë. Identiteti ynë social ka kërkuar shekuj për tu ndërtuar dhe të parët tanë nuk janë dorëzuar. Si mundemi ne, gjenerat e re të një shekulli të vështirë kibernitik të dorëzohemi?! Si të dorëzohemi ne ndaj një ideali, ndaj këtij proçesi që ka kërkuar dhe kërkon shekuj dhe dekada, ndaj atyre që kërkojnë ti largohen Shqipërisë për një të mirë të përkohshme dhe vetjake?!… Unë kam zgjedhur të jetoj këtu dhe sytë m’u përlotën teksa e shoh që i gjithë kontributi im i vogël ndoshta krejt i papërfillshëm merr vlerën e liderit që me karizmën e tij guximtare ja derdhi në mënyrën më dinjitoze ‘vrerin historik’ në podiumin parlamentar europian. Një zëri më dukej sikur bëja tifozen nacionaliste me kryeministrin nga ana tjetër e telefonit që mbante ligjeratën dhe me ëndjen për të pritur fjalët pasardhëse të tij brohorisja:- “Bravo”; “E trondite Strasburgun”; “Jam krenare”…
Nuk po shihja një ndeshje futbolli europian po ndiqja fjalimin më dinjitoz ndër dekada të politikës shqiptare.
Ne shqiptarët kemi thënien tonë popullore ‘Njeriu për një nder rron’, Edi Rama i vuri vulën nderit tonë nacionalist, edhe pse ndoshta hyrja në bashkimin europian do të vonojë, edhe pse jehona e këtij fjalimi do të jetojë gjatë në kujtesën historike të kombit tonë.
Dinjiteti historik nuk shitet për antarësimin dhe klanet e bashkimit europian por as edhe për përfitime të përkoshme politike. Dinjiteti historik i jepet një kombi, duke ja njohur plagët dhe duke i dhënë vendin e merituar atij që i takon.
Kosova është shpirti ynë! E vërteta dhemb, e vërteta të bën të reagosh ashpër, e vërteta lë gjurmë, por nuk mund të fshihet!
Në gjithë këtë fjalim të gjatë të kryeministrit spikati edhe karizma e tij, humori i hollë në kufinjtë e ironisë. Z Edi Rama rizgjoi emocione të forta politike europiane që u shoqërua me reagime të ashpra nga përfaqësuesit e saj dhe kjo përcaktoj fundin e një formaliteti të përgjumur europian, që as nuk të pranon, por as edhe nuk të lëshon.