Kapet një person i arratisur për tentim-vrasje në Ferizaj

Kapet një person i arratisur për tentim-vrasje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Babush të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur në një restorant më 17 janar të këtij viti, ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (40), qëllon me armë zjarri K.I.(37), dhe largohet nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë  në arrati.


Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.

Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit, i dyshuari ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe

error: