Kapet në Preshevë ish-shefi inteligjencës ukrainase
Lexohet për: 1 min.
999999-600x360-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ditë më parë policia kufitare në Preshevë konfiskoi nga shtetasit gjerman A.A dhe ai ukrainas A.N 600 000 euro dhe 120 000 dollarë si mjete të padeklaruara në makinën e tyre BMW dhe disa gurë me vlerë të shtrenjtë.

Pas konfiskimit të mjeteve financiare dy autorët janë ndaluar në polici nën dyshimin për shpëlarje parash.

Ndonëse zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk ka zbuluar identitetin e tyre, bëhet fjalë për shtetasin ukrainas Andrij Naumov, ish shef i lartë i inteligjencës ukrainase SBU të cilin Presidenti Zelensky e kishte shkarkuar nga detyra me 31 mars të këtij viti me dyshim për tradhti kombëtare, derisa shtetasi gjerman A.A ishte shofer i tij, njësoj i ndaluar nga policia serbe në Preshevë./Blic/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024