Kapet me revole, arrestohet i mituri në Kaçanik

Kapet me revole, arrestohet i mituri në Kaçanik

Policia njofton se sot rreth orës 14:50  në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është njoftuar se një person posedon armë zjarri.

Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur që të identifikojë personin e dyshuar  dhe vendin. 


Nën autorizim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, personi i dyshuar me inicialet R.L i moshës 17 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut, ndërsa arma e zjarrit me një karikator është konfiskuar.

I dyshuari,  pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore./KosovaPress/

Lexo edhe

Video