Kapen 250 kg duhan e 250 boksa cigare kontrabandë në kufi me Serbinë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
469418122_881349087538684_7648911572599404027_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të duhanit dhe cigareve kontrabandë në zonën e kufirit me Serbinë, Korminjan – Komuna Ranilluk.

Malli është gjetur gjatë një kontrolli sot në një traktor me rimorkio të improvizuar, i cili drejtohej nga një shtetas i Serbisë.

Me këtë rast janë gjetur e konfiskuar duhan i përpunuar në paketime Marlboro, Winston, Camel, Lucky Strike me peshë nga 500 gramë në sasi prej gjithsej rreth 250 kg, Trokadero Slim 50 boksa me cigare, King 50 boksa, Korset i kuq 50 boksa, Korset i kaltër 50 boksa dhe Trokadero 50 boksa cigare - gjithsej 250.

Vlera e mallit në treg është rreth 8.500 euro, ndërsa shmangia nga tatimi dhe akciza rreth 13.000 euro.

Malli dhe automjeti dërgohen në terminalin doganor derisa rasti procedohet për trajtim te njësitë përkatëse policore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025