Kapen 1.3 tonë drogë, 3 të arrestuar

Kapen 1.3 tonë drogë, 3 të arrestuar

Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge, jozyrtarisht mësohet se janë 1,3 tonë, janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Ndërsa informacionet e para jozyrtare thonë se droga është kapur në brendësi të një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni të Veriut.


Informacionet e para po ashtu thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia në Bar të Malit të Zi, e duhej të përfundonte në Koper të Sllovenisë.

Kamioni është me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjendet i bllokuar nga policia në magazinën e frutave në Krushopek të Sarajit./Alsat/

Lexo edhe

error: