Kaos në aeroportin e Kabulit, njerëzit bien nga aeroplani (Video)

Kaos në aeroportin e Kabulit, njerëzit bien nga aeroplani (Video)

Trupat amerikane në aeroportin e Kabulit u detyruan të qëllonin me armë në ajër si një formë paralajmërimi, për të parandaluar turmat e qytetarëve të dëshpëruar që vraponin mbi aeroplanë.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa theksoi se: “Turma ishte jashtë kontrollit. Qitja u bë vetëm për të shuar kaosin”.

Të shtënat me armë mund të dëgjoheshin në disa video në rrjetet sociale. Skenat e dëshpëruara përfshijnë turma që rrotullohen rreth avionëve dhe përplasen shkallëve.


Trupat amerikane janë përgjegjëse në aeroport, ku thuhet se po i japin përparësi evakuimit të stafit të ambasadës në fluturimet ushtarake.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për pesë persona të vdekur gjatë këtij kaosi.

Në disa pamje të shpërndara në Twitter pretendohet se dy persona bien nga një aeroplan që sapo nis fluturimin.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.